Flash News

KRYESORE

Presidenti Meta parashikoi "tërmetin apokaliptik" që do godiste Ballkanin

Presidenti Meta parashikoi "tërmetin apokaliptik" që do

Presidenti Ilir Meta rreth 3 muaj më parë e parashikoi se Shqipëria do të goditej nga një tërmet i fortë. Ai i dërgoi një letër kryeministrit Edi Rama, zëvendës kryeministrit Erion Braçe dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku i pyeste ëpr msat që qeveria do të merrte në rast të një tërmeti të fuqishëm.

Meta në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare kërkon informacion nga institucionet përkatëse rreth kësaj dukurie natyrore, nisur nga deklaratat e sizmologut grek Akis Tselentis,

Ndërkohë që sot rreth orës16:00, dy tërmete ranë në pak minuta diferencë duke shkundur qytetet e Durrësit, Tiranës, por edhe qytete të tjera të vendit.

Lëkundje pati edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe deri në Slloveni.

Pak muaj më parë, presidenti i vendit Ilir Meta paralajmëroi se vendet e Ballkanit pritet të goditen nga një tërmet apokaliptik. Me sa duket parashikimet e presidentit u bënë realitet.

Qeveria shqiptare duhet që të ketë masa konkrete për t’i ardhur në ndihmë popullsisë në të tilla raste emergjente. Reagimi i dobët sjell edhe pasoja në njerëz. Gjithsesi, shpresojmë që parashikimet e presidentit në të ardhmen të jenë më pak “apokaliptike”.

Të fundit