Flash News

KRYESORE

Presidentja e KE-së: BE-ja duhet që të mbajë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor

Presidentja e KE-së: BE-ja duhet që të mbajë premtimet ndaj

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Bashkimi Evropian duhet që të përmbushë premtimet që u ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor, shtetet e të cilit aspirojnë që të bëhen pjesë e unionit. Në tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën përgjigje negative për hapjen e negociatave, e sipas kryetares së KE-së, kjo nuk duhet që të ndodhë në samitin e radhës, në Zagreb.

“Është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet ‘çasti’ në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit, nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm. Duhet t’i kryejmë detyrat tona, tani”, tha von der Leyen, duke shtuar “Duhet mundësuar nisja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse, këto dy vende e kanë kryer pjesën e tyre të obligimeve dhe se tani i takon palës evropiane të përmbushë premtimin.”

Franca, por edhe Danimarka dhe Holanda kanë qenë kundër hyrjes së dy shteteve ballkanike, pasi sipas tyre duhen reforma të mëtejshme. Ndërsa Kroacia që drejton BE-në e ka bërë të qartë se një nga prioritetet e saj është çelja e negociatave të unionit me Tiranën dhe Shkupin.

Të fundit