Flash News

KRYESORE

Pretenca për Salianjin, ish-deputeti tregon të vetmen provë që pa në sallën e gjyqit

Pretenca për Salianjin, ish-deputeti tregon të vetmen provë

Ish deputeti i PD, Genc Pollo ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me pretencën e prokurorisë, e cila kërkoi 1 vit e gjysmë burg për ish deputetin Ervin Salianji, lidhur me çështjen ‘Babale’.

Pollo, i cili ishte po ashtu i pranishëm në sallën e gjyqit, flet për të vetmen prvoë të prokurorit kundër kolegut të tij.

“Sot isha në gjyqin e Ervin Salianjit etj. E vetmja provë e prokurorit Hysenaj kundër tij ishte i pandehuri Alizoti. I cili pohonte se i pandehuri Babale i kishte thënë atij(Alizotit) se po të fliste kundër Agron-Geron Xhafajt do të merrte shumë para. As edhe njé provë apo fakt tjetër. Ndërkohë që përgjimet rrezojné Alizotin pasi policët etj. i premtojnë para për dëshimi të rreme.

Dhe askush nuk merret pse një i dënuar për drogë si Agrono-Geroni nuk bënte burg ndërkohë që ishte vëllai i ministrit”, shkruan Pollo.

Në çështjen ‘Babalaja’, u përfshi vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Xhafaj, Agron Xhafaj, i cili u fajësua për trafik droge. Prokurori i çështjes, Kol Hysenaj ka kërkuar dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për Albert Veliun, i cili akuzohet për ‘Kallëzim i rremë’ dhe ‘kalim të paligjshëm të kufirit’, ndërsa për Fredi Alizotit, 3 vite burg.

Të fundit