Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Intervista e Martin Camaj, viti 1991: Edhe të metat janë pasuri e kombit
Ky shkrim është pjesë e rubrikës së re “PRINT” që hap Politiko.al me materiale të nxjerrë nga fondet e Periodikut dhe të Librit të Biblikotekës Kombëtare. Gazeta “RD”, dt. 15 maj 1991, fq. 2.
Pyetje: Kam fatin e mirë që jam i pari gazetar shqiptar që marr këtë intervistë prej jush. Së pari dua t’ju them se shumë intelektualë e atdhetarë, shkrimtarë, studentë, ju mbajnë në gojë si një talent, si një atdhetar. Dua t’ju them atyre me çfarë po merreni këto ditë?
Përgjigje: Në këto ditë po merrem kryekreje me përkthimin e disa veprave të mijat në gjermanisht, italisht dhe anglisht. Para 3 muajve unë dola në pension dhe tash kam më tepër kohë se më përpara që t’i kushtohem gjësë më të kushtueshme të jetës sime që është letërsia. Vjetët e fundit u ngjall dhe një interesim shumë i madh në rrethe të ndryshme për letërsinë. Atëherë shumë kolegë të njohur dhe përkthyes më janë ofruar dhe kërkojnë të përkthehet lirika ime.
Pyetje: Diçka më shumë për përkthimin e veprës suaj?
Përgjigje: Janë 8 përkthyes të gjuhës shqipe që merren me këto përkthime. Unë si filolog jam përpjekur gjithmonë që sendet e mija të mos përkthehen prej njerëzve që nuk e njohin mirë shqipen.
Pyetje: Më bën përshtypje që ju i gëzoheni përkthimit të lirikës suaj, kur ju njohim edhe si prozator të shquar. Si ndodh kështu?
Përgjigje: Proza ime është një prozë që mbështetet plotësisht në sintaksën dhe në format e në frazeologjinë e shqipes. Unë jam edhe një kultivues i gjuhës. Nuk dua t’i besoj vetes, por shqipen e njoh. Kam marrë edhe prej autorëve të vjetër, p.sh. prej Bogdanit. Ai është një prozator i mrekullueshëm dhe proza e tij ka një tingull krejt shqip dhe kjo është e para vepër letrare origjinale. Fryma e tij deri diku hyn në prozën time. Prandaj e dua dhe nuk ia lëshoj në dorë kurrkujt në botë. Ka edhe proza të tjera, që përkthehen këtu, por unë si shkrimtar shqiptar nuk mund ta besoj lehtë përkthimin e prozës sime. Jam shumë i kënaqur që po përkthehet “Lirika”.
Unë tani po jetoj në Perëndim dhe kam marrë shumë nga rrymat avanguardiste të kohës, domethënë dashur apo padashur kanë hyrë këta elementë në krijimtarinë time letrare. Unë nuk them që proza ime të përkthehet me ngut tash për tash. Le të publikohet dhe pas meje.
Unë jam një shkrimtar shqiptar. Shumë të rinj që kam njohur në periudhën e Romës (kur jetonte në Romë-FÇ) e këtej, sot shkruajnë anglisht, frëngjisht dhe unë kësaj i kam ndenjur gjithnjë përballë. Nuk kam dashur të bëhem shkrimtar shqiptaro-anglez, shqiptaro-amerikan, shqiptaro-italian, por shqiptaro-shqiptar.
Pyetje: A mund t’ju thoni diçka letrarëve e publicistëve shqiptarë për rolin që kanë në pasurimin e gjuhës?!
Përgjigje: Gjuha jonë mjerisht ka filluar shumë vonë të shkruhet. Ndoshta me zhvillimin e arkeologjisë do të zbulohen faza më të vjetra të shkrimit të shqipes. Është një nga gjuhët më interesante të Evropës.
Unë deri më sot nuk jam një atomist, por një analist i gjuhës shqipe. Ne kemi një gjuhë të përbashkët, por për ta zbuluar këtë gjë ne duhet të kthehemi në të kaluarën për të njohur jo vetëm të kaluarën e popullit tonë me histori, por edhe nëpërmjet gjuhës. Unë nuk jam njeri nacionalist, por në disa pikëpamje unë jam shumë shqiptar, dhe në qoftë se është një element që na bashkon të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm ata të Shqipërisë, por edhe të Gjermanisë, Kosovës, diasporës arbëreshe të Italisë të gjithë kanë një gjuhë. Këta elementë duhet t’i mbledhim dhe të formojmë një gjuhë që t’i përgjigjet kohës. Se gjuha është një gjë e gjallë. Linguistët tanë shpeshherë kanë qenë shumë formalistë dhe i kanë penguar duke i vënë apriori rregullat: kjo fjalë duhet, kjo nuk duhet, duke bërë që gjuha e praktikës të mos hyjë në përdorim. Unë jam shumë krenar, që gjuha shqipe është një, ka strukturën bazuese të përbashkët. Si letrarët, si shkencëtarët e kësaj gjuhe duhej të punojnë duke mos përjashtuar format e ndryshme, por të gjithë të merren e të studiohen dhe të japin një në tërësi. Gjuha ka dhe një funksion tjetër: njohjen e identitetit. Aty ku është ruajtur gjuha, është ruajtur forma gjuhësore, aty janë ruajtur dhe përmbajtja nacionale.
Pyetje: A mund të na shtjelloni pak më gjerë këtë ndikim për kohën e tashme?
Përgjigje: - Funksioni më i rëndësishëm i gjuhës është funksionimi i saj që prej Rilindjes e deri më sot.
Shqipja ka qenë në kontakte me gjuhët e tjera që e kanë pasuruar këtë gjuhë, dhe këtë e kanë pasur të gjithë popujt e kulturuar. Të marrim anglishten, është e mbushur plot me elemente romane dhe latine. Shqipja të gjitha këto elemente i ka përvetësuar, ka përvetësuar elementin e huaj dhe e ka bërë “nënshtetas”, prandaj dhe një gjë tipike për gjeneratat e reja dhe sidomos për shkrimtarët: mos frikohen nga bota e jashtme.
Pyetje: Gjatë kësaj kohe që ju jeni larg Shqipërisë fizikisht sa kini arritur ta ndiqni zhvillimin dhe krijimtarinë e letërsisë shqipe?
Përgjigje: E kam ndjekur letërsinë shqipe në këto 45 vjet. Unë mendoj, se letërsia e re e realizmit socialist në Shqipëri ka filluar në vitet ’50-të. Kam qenë kryeredaktor i njërës nga revistat më interesante që ka dalë jashtë “Shejzat” u krijua në vitin 1957. Në Romë në këtë kohë jam marrë me letërsinë shqipe, kam lexuar vepra që janë botuar atje, e kam ndjekur këmbë më këmbë dhe me emocion, dhe pashë se kjo letërsi po largohej nga tradita. Unë si letrar pata frikë se po mbetem krejtësisht vetëm dhe kështu më ndodhi njëfarë konflikti i brendshëm. Më së pari do të përmendi disa elementë mekanikë të kthesës së saj. U theksua sidomos proza. Një prozë që ishte jo fort me reflekse, figurat dhe fjalët me dy kuptime nuk lejoheshin dhe kështu kufizohej deri diku sintaksa dhe mënyra e të shprehurit. Dhe këtë unë nuk do ta pranoja dot. Letërsinë pra, e kam ndjekur deri më 1958. Por duke ardhur në Gjermani nuk e kam ndjekur më ashtu sistematikisht dhe jam shumë i kënaqur që e ndoqa në atë kohë. Po unë kam edhe një mendim tjetër për të thënë: se sorra sorrës nuk ia nxjerr sytë. Mua nuk më bën zemra të flas me qortim për një shqiptar. Sikur të më jepet rasti të rrimë të bisedojmë në mënyrë paqësore, patjetër do t’i thosha dhe mendimet që kisha.
Pyetje: Tani të flasim pak për një letërsi të tërë të ndaluar për disa shkrimtarë të ndaluar...
Përgjigje: Edhe unë jam një nga ata. (Ju drejtohet njerëzve që janë rreth e rrotull. Po e ndiqni bisedën tonë? Jam duke folur me dorë në zemër). Unë nuk jam politikan. Dhe nuk po flas për politikë.
Pyetje: Domethënë sonte nuk do të flasim për politikën...
Përgjigje: - Jo, jo, mund të flasim dhe për politikën. Edhe unë kam mendime politike, por ndoshta pak të parealizueshme.
Pyetje: Me siguri jeni nga ata shkrimtarë që e keni menduar të vështirë ose të pamundur që t’u dalë emri në gazetat e Shqipërisë...
-Po.
Pyetje: Ne botojmë nga Gjergj Fishta, Faik Konica, Zef Skiroi, prej jush. Pritet që veprat e tyre të botohen. Ju e keni marrë vesh me siguri këtë lajm. Si e prisni ju këtë dhe të ardhmen kur shtëpitë tona botuese do botojnë veprën tuaj?
Përgjigje: “Kam qenë krejtësisht i bindur prej fillimit që kur u pengua botimi i krijimtarisë sime në Shqipëri se kjo ditë vjen. Sepse është e pamundur të ndalohet shkrimtari, domethënë është një gjë jo e natyrshme. Është diçka kundër natyrës.
Pyetje: -Është njësoj si t’i thuash pyllit mos lësho kungull në pranverë.
Përgjigje: Po, veçse mua më ka bërë përshtypje një gjë: në seleksionimin e shkrimtarëve të vendit janë ndaluar shkrimtarë që ishin krejtësisht të talentuar. P.sh. të marrim Skiroin, të marrim Konicën, që ishin vërtet njerëz kozmopolitë, por jo në pikëpamje ideologjike. Është edhe Fishta që ishte shumë i kulturuar në pikëpamjet e letërsisë.
Pyetje: -Dua t’ju kërkoj një mendim. Me shkrimtarët ka ndodhur kjo që thatë ju: ai që ka qenë më i zoti ka pësuar fatin e të ndaluarit. Kështu ka ndodhur edhe në aparatin shtetëror, në aparatin partiak: më i zoti është goditur më fort, për vdekje dhe ai që ka qenë më i pazoti është ngritur më lart dhe ai që ka qenë më pak i zoti është përgjegjës i të zotit.
Përgjigje: -Po e keni shkruar ju në “Rilindjen Demokratike” që e kam marrë dhe e kam lexuar.
Pyetje: -Pra, a mund të gjeni lidhje midis këtyre shkallëve partiake dhe shtetërore me të ndaluarit dhe të pandaluarit në letërsi?
Përgjigje:- Natyrisht, sepse kjo është praktika e çdo diktature. Është një gjë që unë në pikëpamje shoqërore nuk e dua dhe bile kam urrejtje: është diktatura, çdo lloj diktature, se ajo pengon zhvillimin mendor të njerëzve. Që të përkrahen mediokrit sepse mediokrit janë në gjendje të instrumentalizohen në të gjitha diktaturat dhe jo vetëm në diktaturën tonë.
Pyetje: Një nga detyrat që ka tani demokracia në Shqipëri është zhvillimi i letërsisë, i kulturës, i arteve.
Përgjigje: -Edhe ju jeni një nga këta njerëz që po luftoni për demokracinë. Është një fakt me shumë rëndësi sikurse edhe në Kosovë se shtresa intelektuale është përfshirë në këtë punë. Intelektuali në vetvete i përket të gjitha shtresave. Ky fenomen që po zhvillohet tani në Evropën Lindore që inteligjenca merr përgjegjësi, është shumë me rëndësi. Por marrja e përgjegjësisë në këtë moment është një moment që mediokërve të mos i lihet asnjë meritë që nuk e kanë dhe të mos administrojnë fatet e popujve. Është me rëndësi që intelektualët të interesohen dhe të marrin pjesë në përpjekjet e demokracisë. Tani është një kohë shumë e vështirë dhe për secilin do të ishte më mirë me shikuar punën e vet. Por në qoftë se me të vërtetë dikush është patriot duhet të dali nga vetja dhe ta provojë edhe këtë shans, të merret me politikë.
Pyetje: Që nga fillimet e lëvizjes demokratike, një nga çështjet kryesore është pajtimi dhe bashkimi kombëtar. A keni ndonjë mendim rreth këtij programi?
Përgjigje: Por mos harrojmë, edhe një gjë, se ne shqiptarët jemi njerëz hakmarrës. Kjo është një gjë që nuk duhet të frikësoheni prej kësaj cilësie, është një gjë tradicionale që nuk duhet marrë si një e metë; kjo e metë ka edhe disa merita, d.m.th. është e metë, por hakmarrja ndoshta na mbajti gjallë, kemi mbijetuar. Edhe të metat janë pasuri e kombit. Prandaj ne duhet të analizojmë vetveten një herë, p.sh. dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit ka qenë shumë i luftuar gjatë kësaj periudhe, mirëpo p.sh. kanuni ka edhe gjakmarrjen, ka edhe faljen. Duhet të shtoj këtu se kanuni ka edhe drejtësi: p.sh. njeriu duhet të fali, por me harruar nuk duhet. Duhet të pajtohemi njëri me tjetrin, por jo duke i munguar njëri-tjetrit drejtësia. Është kot t’ia bëjmë qejfin vetvetes se kur tjetri është i mbushur me urrejtje në vetvete, nuk do të thotë se është i lirë. Unë nuk jam dakord me pajtimin me çdo kusht. Edhe gjermanët kanë pasur problemet e tyre. Harresa e kohës së kaluar është e rrezikshme. Çdo diktaturë, sikurse e kam thënë edhe në romanin “Karpa” kujton se shumë probleme janë të zgjidhura, por në fakt s’janë të zgjidhura. Unë kam një dëshirë shumë të madhe në vetvete në qoftë se kthehem përsëri në Shqipëri: të ndeshem me shumë njerëz që kam pasë okolle, të cilët janë mbetur për më shumë se 20 vjet në burg. Unë kam jetuar ndryshe. Unë e ndjej veten deri diku fajtor ndaj atyre.
Unë e ndjek luftën tuaj dhe përpjekjet tuaja për demokraci në Shqipëri, se lexoj çdo gjë. Jam i bindur se populli ju përkrah. Ju nuk e keni të lehtë qoftë edhe psikologjikisht. Por demokratizimi është e vetmja mbështetje për popullin shqiptar.
Pyetje: Kur do shihemi në Shqipëri?
Përgjigje: Ne kemi një vend të mrekullueshëm. Pamjen e maleve tash e kam harruar. Për mua ato janë dy herë abstragim: një herë në letërsi dhe një herë në realitet. Dua ta shoh përsëri.
-Kjo ishte jo vetëm një intervistë, por edhe një kohë e paharruar për ne. U pafshim me të mira.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56