Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
PRINT/ Maks Velo: Koleksionin e punëve të mia dhe një seri ikonash ia dhanë një kaldaisti për ta djegur
Ky shkrim është pjesë e rubrikës së re “PRINT” që hap Politiko.al me materiale të nxjerrë nga fondet e Periodikut dhe të Librit të Biblikotekës Kombëtare. Botuar në Gazeta “RD”, dt. 10 korrik 1991, nr. 51, fq. 3.
Një javë mbas arrestimit tim, gardiani m’i lidhi duart dhe më çon në dhomën e hetuesit, hapet dera dhe çfarë të shoh: dhoma ishte mbushur plot: Qindra piktura, pastele, akuarele, vizatime ishin aty. Në aktakuzën shënohen 246. Aty ishin gjithë koleksioni i punimeve në dru të mjeshtërve popullorë, 13 ikona dhe gjithë librat e artit modern të hedhura nëpër dysheme, në tavolinë dhe në krevat.
Ato qëndruan aty disa muaj në seancat sadiste gjatë pyetjeve të hetuesit. Të hedhura një mbi një nuk mund t’i prekja dot. Mbi secilën prej pikturave kisha punuar orë dhe ditë të tëra, kisha ëndërruar e kisha shpresuar, i doja duke menduar se do t’i shoh të varura në ndonjë sallë ekspozite. Ndërmjet tyre pjesën më të madhe në numër e bënin vizatime e pastele abstrakte (të parat të bëra në Shqipëri). Ishte edhe një vizatim i mrekullueshëm i Rilindjes. Ma kish dhuruar Viktori Puzanova para se të vdiste. Paraqiste një fëmijë me kokën e ngritur lart, punuar me sepja.
Kishin marrë gjithë librat: një botim i shkëlqyer për Henri Murin, 2 albume për Van Gogun, maskat afrikane, 2 libra për Pikason, 2 për impresionizmin etj. Të hedhura pashë ikonat e vogla familjare dhe disa më të mëdha që i adhuroja si mesazhe shekullore arti, që i kishin pikturuar duart e mëdha të stërgjyshërve, (në familjen e Velave ka qenë dhe një piktor ikonash) që i kishin fshirë e ndezur kandil gratë nga Dardha. Aty në studio më dukeshin si copa arti bizantin popullor të marra nga shekujt dhe të varura aty. U tmerrova kur pashë atë koleksion unikal të artit popullor, punimet në dru të mjeshtërve nga gjithë artet e vendit. Mezi i kisha mbledhur, me shpenzime, një e nga një si ata zhytësit që mbledhin perla, ashtu gëzohesha edhe unë kur gjeja një skulpturë të vogël me vlerë.
Kisha shkuar e takuar barinj në Kolonjë, Sarandë, Rrogozhinë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Voskopojë. Ishte një koleksion i mbledhur për 20 vjet dhe ishte më i pasuri për skulpturën baritore. Punimet më të mira ishin të një skraparlliu, Iliaz Turhani. Plaku i urtë skraparlli kish bërë rreth 30 punime. Na ndau arrestimi im. Nuk e takova më. Kur dola kishte vdekur. Në tavolinën e trupit gjykues kishin vënë edhe një punë të tij, një njeri të lartë rreth 50 cm., të punuar me një primitivizëm naiv.
Prokurori i rrethit të Tiranës bërtiste. – Ja, ky është si Pikasoja.
-Jo, - i thashë, e ka bërë një mjeshtër popullor.
-Po, por ti e ke fajin. Ti e mësove të punonte kështu.
-Jo, ata nuk i mëson dot, ata i bëjnë si dinë vetë. Nuk dëgjojnë asnjë.
Si t’i shpjegoja këtij kryeprokurori, i cili nuk dinte as emrin e Van Gogut. Në qoftë se Iliazi ish aq i aftë sa Pikasoja kjo ishte lëvdata më e madhe për Iliazin. Por me injorancën e tij ai thoshte një të vërtetë.
Arti i madh është gjithmonë një. Qoftë popullor ose i kultivuar. Nëna ime kish fshehur, kur hetuesi rrëmbente si bandit e fuste në thasë çdo gjë, p.sh., një bust të mrekullueshëm të Skënderbeut, 14 cm. në dru bushi.
Ai koleksion prej 70 punimesh kish një vlerë të paçmuar kombëtare.
Ekspertë në gjyq ishin një grup prej 3 vetash: Kujtim Buza, Foto Stamo dhe Skënder Milori. Kam dashur që një ditë ekspertiza shumëfaqëshe e tyre të botohet që të njihet nga opinioni artistik si çmohej e gjykohej në atë kohë. Aty thuhej se “e gjithë kjo krijimtari” bie në kundërshtim me porositë e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe kundërvihet në mënyrë të hapur me realizmin socialist në art”.
Gjykatësi dha vendimin 10 vjet heqje lirie dhe sekuestrimin e gjithë materialeve si prova.
Çfarë u bënë gjithë ato punë më mundonte gjithmonë. Kur u lirova më ’86 nuk pyesja dot, atmosfera ishte e rëndë. Në Nëntorin e 1990 i dërgova letër Kryetarit të Gjykatës së Lartë, prej të cilit nuk mora përgjigje. Vazhdova të pyes. Më në fund mora vesh fatin e thesarit tim.
Më 13 Qershor takova punonjësen e Gjykatës së Rrethit, Ruko Sako. – Të njoh, - më tha, - i sollën këtu me thasë nga hetuesia me një vendim për asgjësim. I mbajta këtu për 3 vjet më ’81 ia dhashë kaldaistit, i dogji të gjitha.
-Të gjitha? – e pyeta dhe ikonat dhe punimet e drurit?
-Po, të gjitha. Bile meqenëse ishin afër shkova në Institutin e Kulturës Popullore, iu thashë t’i shihnin ato punimet e drurit. Ata nuk erdhën. U dogjën edhe ato.
Mesa duket kishin frikë, se ne ishim si ata njerëzit në mesjetë kur iu binte kolera; nuk iu afrohej njeri as për t’i parë, as t’i preknin gjërat e tyre.
Të gjitha u dogjën. Kjo është historia e pjesës më të dhimbshme të jetës sime. Nuk bëra vetëm 8 vjet burg, por pata dhe një humbje që nuk ma shlyen dot asgjë. Dhe gjyqet e inkuizicionit, as ato të Hitlerit nuk vepronin kështu. Nuk besoj se mund të gjendet në praktikën botërore të gjyqtarisë një rast analog.
Pjesa më e madhe e fajit bie mbi hetuesin, dhe sidomos mbi komisionin e ekspertizës. Përse duhej të digjeshin ikonat, në Korçë e Berat kish muze që mbanin mijëra ikona?
Le pastaj për koleksionin e artit popullor.
Kush e “mohoi artin e madh e të lavdishëm të popullit tonë”, ne që sakrifikuam, i mblodhëm, i ruajtëm apo ata që i rrëmbyen, i gjykuan, i dogjën?
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56