Flash News

KRYESORE

Prishet shatërvani te ‘Zogu i Zi’, ja si ndryshon zona

Bashkia e Tiranës ka vendosur të prishë shatërvanin te rrethrrotullimi i ‘Zogut të Zi’, për të realizuar një projekt të ri.

Në të njëjtin vend është parashikuar të ndërtohet një lulishte e vogël dhe të vendosen disa stola, ndonëse kjo është një zonat më të ndotura dhe më të zhurmshme të kryeqytetit dhe aspak e favorshme për t’u ulur për të pushuar mes makinave.

Projekti parashikon edhe ngritjen e një obelisku, megjithatë më shumë detaje nuk janë bërë të ditura.

Në vitin 2006-të, ish-kryebashkiaku Edi Rama nisi ndërtimin e një mbikalimi në ‘Zogun e Zi’, por që nuk u lejua nga Ministria e Transporteve, e cila drejtohej nga Lulzim Basha. Pas përplasjeve mes institucioneve, u vendos të ndërtohej shtatërvani.

Të fundit