Flash News

KRYESORE

Pro Shqipërisë për negociatat/ Balla: Mirënjohës ndaj Gjermanisë, e meritojmë se kemi treguar përkushtim ndaj reformave

Ndërkohë që në Luksemburg ka nisur mbledhja e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me anë të një postimi në twiter ka falënderuar Gjermaninë për qëndrimin e tyre pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ballës, të dy vendet e meritojnë këtë pasi kanë treguar një përkushtim të fortë për reforma të forta.

Duke marrë si referencë reformën në drejtësi, Balla shprehet se ajo është një model për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Mirënjohës për Gjermaninë për një qëndrim kaq të qartë në favor të fillimit të bisedimeve të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy vendet e meritojnë këtë hap përpara pasi kanë treguar përkushtim të fortë për reforma të forta. Reforma në Drejtësi në Shqipëri është një model për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Balla.

Të fundit