Flash News

KRYESORE

Protesta e studentëve, pedagogia Kasi: Jemi vetë amoraliteti! Thënë shkurt-na mungon dinjiteti

Protesta e studentëve, pedagogia Kasi: Jemi vetë amoraliteti!

Entela Kasi, pedagoge, shkrimtare dhe presidente e Albanian PEN Centre, ka mbështetur publikisht protestën e studentëve që prej ditës së parë.

Në një reagim në Facebook, Kasi shkruan se studentët po e thonë në sy të vërtetën,  që i zhvesh të gjithë para tyre.

“Përballë kësaj të vërtete ne nuk jemi thjesht anormalë. Jemi vetë amoraliteti! A e dini pse? Thënë shkurt- na mungon dinjiteti!”, shkruan ndër të tjera Kasi.

Reagimi i Entela Kasit:

Sikur të kishim dinjitet do të ishim të përgjegjshëm Nuk e njohim përgjegjësinë sepse thënë shkurt- të gjithë së bashku jemi pemë-thyes, e ata që na artikulojnë prej 13 ditësh kërkesat , studentët sot janë pemët e thyera prej nesh.

E treguam me sjelljen tonë, me arogancën dhe agresivitetin ndaj atyre, - studentëve! Ne vërtet jemi anormalë. E dini pse? Sepse nuk kemi as sy për të parë, as veshë për të dëgjuar. Kemi marrë lupën zmadhuese, dronat fotografues, mikrofonat nga sallat e pushtetit, të kuvendit, nga hollet e partive, madje kemi marrë edhe makinat super të shtrenjta për t'u hedhur mbi ata- studentët, të cilët prej 13 ditësh po na thonë copë në sy, e sy për sy të vërtetën që të gjithë ne të tjerët na zhvesh para tyre. Përballë kësaj të vërtete ne nuk jemi thjesht anormalë. Jemi vetë amoraliteti! A e dini pse? Thënë shkurt- na mungon dinjiteti! Entela Kasi

Të fundit