Flash News

KRYESORE

Protesta tek "Liqeni", qytetarët thyejnë perimetrin: Kryeministri shoqërohet vetë me ministrin e përbrendshëm dhe të përjashtëm

Protesta tek "Liqeni", qytetarët thyejnë perimetrin:

Sot pasdite është mbajtur një protestë tek "Liqeni Artificial i Tiranës" nga disa qytetarë të cilët kanë thyer me forcë perimetrin e policisë për shkak se fundjava u mbyll dhe nuk lejohej të kalohej në atë pjesë të Tiranës.

Policia është përpjekur t`i ndalojë por nuk ka mundur. Qytetarët kanë qenë familjarë apo të rinj që nuk kanë dashur bllokimin e Liqenit Artificial.

Thirrja u bë fillimisht nga aktivisti Erion Kristo dhe që u shpërnda me shpejtësi në rrjet dhe u mbështet po ashtu nga qytetarë të tjerë.

“Rama po kërkon mandatin e katërt ooooo, i treti iku, ai do të katërtin. I shoqëruar nga ministri i përbrendshëm dhe ai i përjashtmi që është ai i BE-së, në një gjysmë metri nga njëri tjetri, po për këta nuk është Covid-i? Pse të kapka Covid-i këtu? Le që në këtë orë ai po fle gjumë. Më cito një rregull, nëse e kam parë gabim, e kam parë në urdhrin e firmosur nga ministrja, nuk është shkruar se ndalohet të dilet tek liqeni. Cili është krimi që kam bërë, doja ajër, ç’të bëja unë i ziu”, tha Kristo.

Të fundit