Flash News

KRYESORE

Provokim/ Vuçiç mesazh të shumëkritikuarit Handke: Nobelin tuaj, sikur e kemi fituar ne

Provokim/ Vuçiç mesazh të shumëkritikuarit Handke:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në urimin dërguar shkrimtar që ka ngjallur kritika Peter Handke, për Çmimin Nobel për Letërsi, i tha se është njësoj sikur ta ketë fituar një serb.

"Serbia ju konsideron mik të vërtetë. Më lejoni t'ju them se Çmimin Nobel për ju, ne e përjetojmë si të fituar nga njëri prej nesh. Tani, përveç Ivo Andriçit, kemi edhe një tjetër laureat të Nobelit", tha Vuçiç, duke bërë lidhjen me shkrimtarin serb që fitoi Nobelin për Letërsi më 1961.

Vuçiç mendon se austriaku është shpërblyer për "punën e jashtëzakonshme letrare, njohurinë dhe krijimtarinë", por edhe për "cilësi të pakrahasueshme morale, guxim dhe dinjitet".

Handke e pranoi sot mes protestash Çmimin Nobel për vitin 2019. Shqipëria, Kosova, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Turqia dhe Afganistani bojkotoi ceremoninë. Handke mohon që të ketë pasur masakër në Srebrenincë, ndërsa ka qenë admirues i “kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Milosheviç.

Të fundit