Flash News

KRYESORE

Psikologia: Kastrimi kimik për të kuruar pedofilinë

Psikologia: Kastrimi kimik për të kuruar pedofilinë

Psikotraumatologia Besarta Taçi ka folur për një plagë të shoqërisë shqiptare që gjithmonë e më shumë po trondit opinionin publik.

Abuzimet seksuale tek të miturit, janë kthyer në një këmbanë alarmi për shoqërinë tonë. Besarta Taçi foli për indikatorët psikoemocional fizike, sjellor tek fëmijët e abuzuar si dhe cilat janë tiparet që zbulojnë identikitin e një personi që mund të quhet pedofil.

"Personi i cili ka problematikën e pedofilis mund të kuptojë deri diku gjestin thuhet që këta individë janë egosintonik që do të thotë sjelljen që bëjnë karshi këtyre të miturve nuk e perceptojnë si të gabueshme, perceptojnë që nuk ka gabim. Kjo është një patologji e cila cilësohet në manualin e diagnostikimit ndërkombëtar le të themi sëmundjet mendore dhe cilësohet pikërisht si një çrregullim i orientimit, pra e dëshirës seksuale, një dëshirë seksuale që duhet të shkojë nga një i rritur tek një i rritur orientohet drejt një fëmije, dhe individi në fragmente momentesh mund të kuptojë se është dicka e gabuar por nuk arrin dot të ndryshojë sjelljen e tij. Një nga elementët e rrezikshmërisë së këtyre individëve është që janë reçidiv që do të thotë nuk arrijnë dot të ndalojnë kompulsionin e sjelljes së tyre dhe madje thuhet që individët që përjetojnë një burgim ka gjasa që kur të dalin të përsërin të njëjtën sjellje nëse nuk trajtohen’’ u shpreh psikologia Taci në "Rreze Dielli.

Por a mund të kurohet pedofilia?

Psikologia Taçi u shpreh se kastrimi kimik dhe terapia me antidepresant është një mënyrë që mund të ndihmojë këto individë dhe shoqërinë që të mos ketë lëndime nga këto individë:

"Një ineksion ku niveli i tosteronit ulet në nivele minimale. Pse testosteroni? Sepse është ai hormoni që ndikon në dëshirën seksuale dhe ndikon edhe tek ereksioni. Pra të ulet, të minimizohet gati të anullohet dëshira seksuale me shpresën që kjo të ndikojë pastaj edhe tek mos aktivizimi i sjelljes karshi fëmijëve.

Por ç’do të thotë kjo konkretisht?

“Kjo ka lindur për të ndërhyrë përsa i përket trajtimit të kancerit të prostasës, është vënë re se nëse ne ulim nivelin e testosteronit individi ka edhe efekte anësore përsa i përket shëndetit të tij global por edhe dëshirës seksuale. Dhe shpesh herë pedofilët e përdorin këtë sistem në disa shtete për të dalë nga burgu sepse nëse unë kërkoj kastrimin kimik atëherë shteti mua më nxjerr nga burgu dhe më detyron një lloj rehabilitimi. Por kjo nuk do të thotë se unë automatikisht nuk do të kryejë këto sjellje”, thotë psikologia.

Të fundit