Flash News

KRYESORE

Publikohen fotot e të arrestuarve për grabitjen në Rinas

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me grabitjen e kryer më 9 prill në pistën e aeroportit të Rinasit. Pasi janë bërë publikë emrat e 4 personave të ndaluar gjatë një operacioni në Elbasan, dhe bëhet fjalë për Alkond Bengasin, Renaldo Sulën, Oltian Veselin dhe Saimir Çelën, janë publikuar edhe fotot e tyre nga Top Channel.

Këta persona, bashkë me Admir Muratajn, i cili mbeti i vrarë ditën e grabitjes, dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen e 9 prillit.

Të rinjtë nga Elbasani dhe Kruja, që kanë lidhje të forta me të arrestuar të mëparshëm të grupit Murataj e Kupa dhe grupin e Klement Çalës, janë të dyshuarit kryesor, si bashkëpunëtorë të grabitësve të dhunshëm që hynë në aeroportin e Rinasit dhe rrëmbyen prej andej mbi pesë milionë euro.

I pari që do dalë të martën para Gjykatës është Alkond Bengasi që është kushëri i Klement Çalës. Ai akuzohet për grabitje, grup të strukturuar dhe armëmbajtje dhe prodhim municionesh.

Tre të arrestuarit e tjerë do njihen me masën e sigurisë ditën e mërkurë, ndërkohë që përpara se t’u priteshin fletet e arrestit, ata janë mbajtur të shoqëruar për dy ditë rresht në polici.

 

Të fundit