Flash News

KRYESORE

Publikohet video, ky është vrasësi i Artan Cukut, policia kërkon ndihmë

Publikohet video, ky është vrasësi i Artan Cukut, policia

Policia e Shtetit ka publikuar një video disa sekondëshe të vrasësit të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Një person me kapele në kokë shihet teksa vrapon në rrugën e “Kosovarëve”, në Tiranë, aty ku u ekzekutua Cuku. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e autorit, ndërsa premton ruajtjen e anonimatit.

Reagimi i policisë:

Tiranë, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve!

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes se ndodhur në datën 8 prill 2017 ku humbi jetën ish drejtuesi i Policisë Artan Cuku.

Policia kërkon nderkohë edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit "Melros", ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku.

Lutemi qytetarëve, se për çdo informacion që mund të kenë për të bërë të mundur identifikimin e tij, të kontaktojnë në numrin e telefonit 0694110299.

Policia e Tiranës, siguron ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin ndaj tyre.

 

Të fundit