Flash News

KRYESORE

Qëllohet për vdekje një 63 vjeçar në Filipine pasi theu masat ndaj koronavirusit

Qëllohet për vdekje një 63 vjeçar në Filipine pasi

Një 63 vjeçar u qëllua për vdekje në ishullin Mindanao në Filipine pasi kërcënoi zyrtarët e fshatit dhe policinë, duke mbajtur në duar një kositëse bari, në një pikë kontrolli të masave ndaj koronavirusit, tha policia, raporton Aljazeera.

Kërcënimi erdhi pasi polici i tërhoqi 63 vjeçarit vëmendjen pse nuk kishte vendosur maskë mbrojtëse.

Ky është rasti i parë i raportuar në Filipine për vrasje ndaj një qytetari që shkel masat e qeverisë.

Burri besohet të ketë qenë i dehur kur kërcënoi zyrtarët e fshatit dhe policinë që po qëndronin në pikën e kontrollit.

“Urdhrat e mia për policinë dhe ushtrinë janë të qarta: qëlloni për vdekje ndaj çdokujt që nuk bindet dhe vë jetën tuaj në rrezik”.

Kështu u shpreh pak ditë më parë presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, si pjesë e masave për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe nuk ka vonuar shumë dhe ky urdhër është zbatuar.

Në Filipine deri tani janë konfirmuar mbi 3600 të prekur dhe 163 persona të vdekur.

Burimi: Aljazeera

Të fundit