Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
‘Qeveria gënjen për ndihmat ekonomike’, ish deputetja: FMN sapo publikoi raportin, çfarë shkruan për Shqipërinë
Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, sqaron me argumente dhe shifra se si, sipas saj, po gënjen qeveria për ndihmat ekonomike, për mbështetjen për ndihmën sociale dhe për pakot ushqimore, gjatë kohës së pandemisë.
Sa i përket deklaratës së ministrit Ahmetaj se qeveria ka dhënë ndihmë ekonomike 5.7% të PBB-së, Tabaku thotë se Fondi Monetar Ndërkombëtar sapo ka publikuar raportin ku evidenton se Shqipëria ka dhënë mbështetje ekonomike dhe ushqimore 0.8% të PBB-së, 109 milion euro, nga të cilat qeveria ka paguar 27 mln euro dhe 9600 pako ushqimore.
Mesazhi i Tabakut:
T’ju them që qeveria gënjen për masat ekonomike, për mbështetjen për ndihmën sociale dhe për pakot ushqimore dhe se këto gënjeshtra bajate i përdorin me shpresën se do t’ia hedhin lumit, nuk po them diçka të re. Por, për t’iu përgjigjur thesit të madh të gënjeshtrave që dalin nga goja e qeverisë gënjeshtare po ju rreshtoj disa argumente dhe shifra. Meqë kjo qeveri i ka alergji të dyja.
Ministri Ahmetaj, i njohur për aftësitë manipulatore, deklaroi se qeveria ka dhënë ndihmë ekonomike 5.7% të PBB-së. Fondi Monetar Ndërkombëtar sapo ka publikuar raportin ku evidenton se Shqipëria ka dhënë mbështetje ekonomike dhe ushqimore 0.8% të PBB-së, 109 milion euro. Nga të cilat qeveria ka paguar 27 mln euro dhe 9600 pako ushqimore.
Kjo ndihmë ekonomike që nuk i përafrohet as 1% të PBB-së dhe që është shpërndarë po aq sa marrin PPP e inceneratorëve, po fshihet paturpësisht me gënjeshtra qeveritare. Deri më tani qeveria që gënjen publikisht i ka vjedhur shqiptarët duke rritur taksat me mbi 50%, duke sajuar taksa për biznesin dhe duke shpikur ulje për oligarkët. Vetëm për këtë vit nga taksat e shqiptarëve oligarkët do të marrin 260 milion euro përfshirë dhe tenderat korruptivë.
Ndërsa familjet shqiptare, bizneset, sipërmarrësit presin nga qeveria ajo vazhdon ritualin e zakonshëm. I gënjen shqiptarët dhe i trajton si njerëz pa dinjitet. Ua vjedh taksat për t’i ndarë me oligarkët e përhershëm. Ua vjedh taksat e rritura që edhe sot në mes të pandemisë i paguajnë një më një, për të bërë tendera sekretë. Pastaj për t’u tallur me shqiptarët deklarojnë se kanë dhënë për biznesin 800 milion euro.
Jepini shqiptarëve atë që ju takon. Mos vidhni edhe në kohë pandemie. 500 mijë punëtorë shqiptarë kanë nevojë për ndihma, ndërsa ju gatiteni t’i mbushni me rrena. Nuk mund të gënjehet pafundësisht një popull.