Flash News

KRYESORE

Qeveria italiane pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për përmbytjet në Venecia

Përmbytjet në Venecia kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Mësohet se uji ka arritur në nivelin 1.87 metra.

Kryeministri Giuseppe Conte i përshkroi përmbytjen si një goditje në zemrën e vendit. Conte tha se qeveria po mendon të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe do të sigurojë sa më parë fonde.

Ai tha se qeveria do të veprojë shpejt për të siguruar fonde dhe burime.

“Më dhemb fakti që shoh qytetin kaq të dëmtuar, trashëgimin artistike të komprometuar dhe aktivitetet e tij tregtare në gjunjë,”-shkruante Conte në rrjetet sociale.

Kryetari i Bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, fajësoi ndryshimet klimatike për nivelin e lartë të ujit.

Të fundit