Flash News

KRYESORE

Qeveria kompenson me 10 milionë lekë familjet e efektivëve të vrarë në Letoni

Qeveria kompenson me 10 milionë lekë familjet e efektivëve

Qeveria shqiptare ka vendosur ditën e sotme të kompensojë me një fond të posaçëm familjet e ushtarakëve të vrarë gjatë misionit të NATO-s në Letoni, efektivëve të FA Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, familjet e efektivëve që humbën jetën do të kompensohen me nga 5 milione leke te rinje secila prej tyre.

Vendimi:

  1. Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, i shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit.
  2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019.
  3. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit