Flash News

KRYESORE

Ra nga shkallët e betonieres, ndërron jetë 55 vjeçari; arrestohet administratori i firmës

Ra nga shkallët e betonieres, ndërron jetë 55 vjeçari;

Bie në prangat e policisë, për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, A.S., 53 vjeç.

Mësohet se, 53-vjeçari ishte administrator i një firme në Cërrik, punëtori i së cilës humbi jetën pasi u rrëzua nga shkallët e një betoniereje.

Viktima i identifikuar si A.Q, 55-vjeç, banues në fshatin Shalës, është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e betonieres kur ishte duke punuar dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia vë në pranga administratorin e firmës ku humbi jetën 55-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasin : A.S., 53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik.

Në firmën e ndërtimit ku ky shtetas është administrator, ditën e djeshme shtetasi A.Q., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës , Cërrik punëtor i kësaj firme, duke punuar është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e betonieres dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Të fundit