Flash News

KRYESORE

Rai3 vazhdon raportimet për krimin në Shqipëri, intervistë me ish-shefin e antidrogës Dritan Zagani

Rai3 vazhdon raportimet për krimin në Shqipëri, intervistë

Televizioni Rai3 vazhdon që të raportojë për problemin e drogës dhe lidhjet e krimit me politikën në Shqipëri. Pas reagimit të Ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit Edi Rama për një lajm të publikuar disa ditë më parë, ku tregohej se prodhimi i kanabisit ishte rritur me 1200 herë, televizioni italian këtë herë ka intervistuar ish-shefin e antidrogës Dritan Zagani, i cili ndodhet në Zvicër, ku ka kërkuar azil.

Rai3 ndalet te fakti se Zagani tani jeton si azilant, duke qenë se pranon se ka zbuluar korrupsionin midis politikës dhe trafikantëve të drogës në Shqipëri, raporton RAI3.

“Duke bërë një hetim për një narkotrafikant në Vlorë, arrita të bija në gjurmë të një makine, një Audi të zi. Kontrollova targën dhe rastësisht pashë që pronar i kësaj makine ishte ministri im i kohës.

Unë nuk munda të hetoj bandën, por ishte banda ajo që ia arriti të më fuste mua në burg.

Unë nuk pretendoj të fitoj, unë pretendoj të kem drejtësinë time. Në fund të fundit, çdokush duhet të bëjë të tijën, unë kërkoj të bëj timen, të paktën deri në këtë pikë,” tha Zagani për Rai3.

Aktualisht ai jeton në një zonë ën Zvicër të mbrojtur, ku qëndrojnë edhe pesë ish punonjës të policisë që kanë kërkuar azil për të njëjtën arsye.

Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u detyrua që të jepte dorëheqjen për këtë rast që zbulonte se kushërinjtë e tij merreshin me aktivitete kriminale, kurse këta të fundit, vëllezërit Habilaj u arrestuan në Katania pasi akuzohen se i kanë shitur marijuanë Cosa Nostra-s.

Të fundit