Flash News

Rajoni

Mali i Zi shpall ‘non-grata’ 6 diplomatë rusë

Mali i Zi shpall ‘non-grata’ 6 diplomatë rusë

Mali i Zi ka shpallur ‘non-grata’ 6 diplomatë rusë. Ministria e Punëve të Jashtme njofton se diplomatët kanë kryer veprime që bien ndesh me Konventën e Vjenës.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme në Mal të Zi përmes një postimi në Twitter.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur persona non grata 6 diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse të akredituar në Mal të Zi, për shkak të veprimtarisë së tyre në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve”, njofton Ministria e Jashtme.

Më herët disa shtetas malazezë u arrestuan në Podgoricë nën dyshimin se punonin për shërbimet inteligjente ruse, njoftojnë disa media malazeze.

Të fundit