Flash News

KRYESORE

Rakitic kërkohet nga 3 ekipe italiane, tani merr një vendim final

Rakitic kërkohet nga 3 ekipe italiane, tani merr një vendim final

Ivan Rakitic nuk do të largohet nga Barcelona. Edhe pse ka patur shumë spekulime që e largojnë nga katalanasit, mesfushori dëshiron të vijojë në "Camp Nou", sidomos tani që trajneri Ernesto Valverde po e përdor si titullar.

Rakitic foli për mediat dje pas fitores 5-2 të ndaj Mallorca dhe theksoi dëshirën e tij për të qëndruar. "Kam patur jo pak presion. Ndonjëherë ndodhin gjëra që njeriu nuk mund t’i kuptojë, por duhet t’i pranojë. Dua të jap gjithçka për Barcelonën. E kam thënë shpesh se nuk ka vend më të mirë se Barça për mua”, ka deklaruar kroati.

Skuadrat e interesuara për Rakiticin janë Manchester United, Inter, Milan dhe Juventus. Nuk përjashtohet mundësia që ai t'i ketë rregulluar marrëdhëniet me trajnerin Valverde, përndryshe nuk do të fliste me kaq siguri.

Të fundit