Flash News

KRYESORE

Rama përfshihet në debatin për sinjalin televiziv, reagon pas vendimit të fundit të AMA-s

Rama përfshihet në debatin për sinjalin televiziv, reagon pas

Autoriteti i Medieve Audiovizive ka vendosur që të shtyjë dixhitalizimin me katër muaj, deri më 15 Janar 2019, pas ankesave të shumta të qytetarëve prej ditës së djeshme kur u fik sinjali në qarqet e Tiranës dhe të Durrësit.

Pas këtij vendimi të AMA-s ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili ka përshëndetur vendimin për rindezjen e sinjalit analog.

"Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv”, shprehet Rama.

Ai ka shtuar se duhet të sigurohet akses për këdo në sistemin e ri edhe pse zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri. "Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri."

Të fundit