Flash News

KRYESORE

"Rama s'ka qenë kurrë njeri i marrëveshjeve", Mustafaj: Heqja e koalicioneve do shkaktojë tërmet të madh në politikën shqiptare

"Rama s'ka qenë kurrë njeri i marrëveshjeve",

Analisti Besnik Mustafaj ka komentuar situatën politike në vend me miratimin nga Komisioni i Ligjeve të hapjes pjesërisht të listave dhe heqjes së koalicioneve parazgjedhore. Sipas Mustafajit, heqja e koalicioneve parazgjedhore “do të shkaktoj një tërmet të madh në politikën shqiptare”.

Ndërsa referuar qëndrimeve të kryeministrit, Mustafaj thotë se një gjë e tillë ishte e pritur pasi Rama nuk ka qenë kurrë njeriu i marrëveshjeve.

“Për herë të parë në këto 7 vjet ndërkomtarët janë shumë të qartë në mbështetje të një qëndrimi të opozitës sikurse është rënë dakord në janar, votimi i marrëveshjes pa asnjë ndryshim në seancën plenare.

Ne nuk po zbulojmë si shqiptarë për herë të parë se Rama nuk është njeriu i marrëvshjeve.

Në biografinë e tij politike Edi Rama ka shumë arritje dhe dështime, por asnjë marrëveshje. Në 2017 u shkel marrëveshja me të dyja këmbët.

Nuk jam i çuditur por i shqetësuar por ne mund të shkojmë, po prishet atmosfera e zgjedhjeve. Po fillon humbja e besimit mes palëve. Po fillon krizë e re në dëm të demokracisë elektorale. Po fillon një krizë e një cilësie të re tani në prag të zgjedhjeve, e cila sjell një demokraci jo liberale.

Goditja që mund të marrë marrëveshja e 5 qershorit do të thotë që atmosfera elektorale është e një cilësie shumë jo të mirë. Jep pamjen e një kompromisi, dhe ky kompromis pati ngjallur një optimizëm në opinionin publik se gjërat do bëheshin mirë. Pas fillimit të ngjalljes së këtij optimizmi, goditja që merr marrëveshja e 5 qershorit mund të ndodhë kjo.

Ndërtimi i sistemit me lista të hapura dhe prishja e koalicioneve nuk duhet të bëhej tani, por para dy vjetëve.

Prishja e koalicioneve do e vendosë Bashën para partisë së tij, që nuk do pranojë që drejtuesit e partive të tjera të futen në listat e PD.Kjo i çon partitë e vogla drejt shkrirjes, pasi ato apo drejtuesit e tyre nuk janë të pregatitura mendërisht për këtë gjë. Nuk janë ndërtuar instrumentat e duhura për të bërë këtë ndryshim tani afër zgjedhjeve.

Heqja e koalicioneve do të shkaktojë një tërmet shumë të madh në politikën shqiptare. Pavarësisht se ndërkombëtarët e kundërshtojnë, duke parë vendosmërinë e Edi Ramës... Kjo po bëhet nga Edi Rama për të ruajtur pushtetin e tij politik”, ka thënë analisti Mustafaj.

Të fundit