Flash News

KRYESORE

Rama takim elektoral me banorët e njësisë 2 në Tiranë, krah tij artistja e njohur: Pusho se je në media

Rama takim elektoral me banorët e njësisë 2 në Tiranë,

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në njësinë numër 2 në Tiranë. Në “tryezën elektorale” veç kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj sot ishin deputetja e PS, Vasilika Hysi, e përfaqësues të tjerë socialistë, por ajo që ra në sy ishte se në krah të kryeministrit qëndronte artistja e njohur, soprano Edit Mihali.

Ndërsa nuk u përfshi shumë në debatin politik, në momentin kur Rama po ironizonte situatën dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, duke parashikuar si do vijojë kriza politike përmes filxhanit, në një moment flet artistja duke uruar për 30 qershorin.

“Suksese në 30”, tha Mihali, ndërsa Rama pa dashur të bjerë në sy i drejtohet: “Pusho se je në media”, dhe më pas vijon me parashikimin e filxhanit.

Të fundit