Flash News

KRYESORE

Raporti për vizat që ra në "vesh të shurdhër”. Ambasadorja në Holandë në 2017-ën: Është thashethem

Raporti për vizat që ra në "vesh të

Vendimi i parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët nuk ishte i papritur. Të paktën për autoritetet në Shqipëri dhe për ambasadën në Hollandë. Ekzistenca e një raporti sekret të hartuar nga institucionet për rikthimin e vizave u përfol që në gusht të vitit 2017, raportonte asokohe gazeta më e madhe “De Telegraaf”.

Mirëpo, ambasadorja shqiptare në Holandë, Aida Sakiqi mohoi kategorikisht informacionin përmes një dalje në edicionin e lajmeve në Top Channel, ku nuk kurseu as kritikat për gazetën me 1 milion lexues në ditë.

“Nuk bëhet fjalë për një raport, por për një artikull të një gazete. Ai është një artikull i shkurtër me një intervistë me një polic. U habita kur e pashë artikullin e përkthyer si raport në disa media në Shqipëri. Në artikull thuhet se ekziston një memo, normalisht duhet të ekzistojë një gjë e tillë, nga ana e policisë, por nuk është raport”, nënvizonte Sakiqi.

Qëndrimi i saj detyroi sërish gazetën të dilte dy ditë më vonë me një editorial të plotë, me titullin: “Mohohet raporti për kriminelë shqiptarë, ambasadorja fsheh problemet në programin televiziv”. Artikulli i shkruar nga gazetari me origjinë shqiptare, Vincent Triest sqaronte se raporti me 40 faqe ishte i vërtete dhe se rikthimi i vizave për shqiptarët nuk ishte një thashetheme.

“Në një edicion informativ, ambasadorja Adia Sakiqi u shpreh: ‘Ky është një shkrim në një gazetë sensacionale, për të cilën gazetari ka patur një bisedë të shkurtër me një njeri që punon tek policia'. Por, në të vertetë, dy gazetarë të ‘Telegraaf’ komunikuan me një oficer të lartë të Policisë si dhe një prokuror. Kjo bisedë ndodhi pasi rrodhën 40 faqe të raportit për krimin e organizuar shqiptar. Ambasadorja foli për ketë çështje dy herë gjatë ditëve të fundit me gazetarët e 'Telegraaf'.

Sakiqi gjithashtu pretendon se ka zhvilluar një bisedë me koordinatoren për zgjerim në BE, tek Ministria e Jashtme Holandeze. Sipas Sakiqit, ajo i kishte thënë që mos t’a merrte aq seriozisht lajmin për raportin. Por, Ministria e Jashtme Holandeze nuk e përfshin veten në ketë pretendim. “Këto janë fjalë që nuk i kemi thënë”, reagoi një zëdhënës i ministrisë së Jashtme”, kundërpërgjigjej “De Telegraaf”.

Sot ishin pesë parti politike në Holandë që kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Partitë që e ndërmorën këtë hap janë: VVD, CDA, PVV, SP, CU; të cilat bashkërisht kanë 92 deputetë nga 150. Partitë VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të koalicionit qeverisës.

Të fundit