Flash News

KRYESORE

Reagon Gjykata e Fierit: Pse liruam protestuesin që dyshohet se goditi efektivin

Reagon Gjykata e Fierit: Pse liruam protestuesin që dyshohet se goditi

Gjykata e Fierit ka reaguar pas deklaratës së Policisë e cila dënoi lirimin e protestuesit Pëllumb Isufaj, i cili akuzohet se qëlloi me gur efektivin e policisë gjatë protestës së opozitës në Fier.

Sipas Gjykatës së Fierit, vendimi për Pëllumb Isufaj erdhi pasi nuk ka provohet se ishte ai autori i goditjes ndaj policit. Ajo sqaron më tej se nga provat, rezulton se personi që ka goditur rezulton të jetë më i ri në moshë se Pëllumb Isufaj.

Policia e Shtetit deklaroi se do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij, por Enkelejd Alibeaj thotë se kërcënimi i gjyqtarit të Fierit është provë se Edi Rama shantazhon dhe kontrollon çdo gjyqtar ne vend.

Të fundit