Flash News

KRYESORE

Refuzimi nga BE, Meta: Për Shqipërinë pati më shumë se katër vende skeptike

Refuzimi nga BE, Meta: Për Shqipërinë pati më shumë se

Presidenti Ilir Meta deklaron se për Shqipërinë pati më shumë se katër vende skeptike si Franca, Holanda, Danimarka dhe Spanja, lidhur me nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Gjatë intervistës së dhënë Robert Rakipllarit në “News 24”, Meta thotë se kanë qenë shumë vende skeptike për kapacitetet e Shqipërisë.

“Është e pandershme të thuash që Holanda nuk e do Shqipërinë e kërkon t'i mbyllë dyert. Është e pavërtetë se ka tre vjet që na paralajmëron, me probleme të ngritura nga qeveria, prokuroria, parlamenti holandez.

Zgjidhja për mendimin tim është tek qëndrimi që ka mbajtur Budnestagu gjerman. Aty ka kushte standarde që duhet të realizojë Shqipëria për çeljen e negociatave, aty duhet të fokusohet e gjithë klasa politike”, tha Meta.

I pyetur nëse e ka pritur një dorëheqje të kryeministrit Rama, në shembullin e Zaevit, pas refuzimit nga BE të hapjes së negociatave, Meta ironizon qëndrimin e Ramës, duke thënë se: “Nëse ne do të prisnim një reflektim të tillë nga ana e kryeministrit tonë sot, mendoj se do të ishim pak naivë. Nëse do të kishte ndier 1/100-n e përgjegjësisë që ka ndier Zaevi, i cili në rastin konkret për mua është një “viktimë” nuk është një përgjegjës... ne do t’i kishim çelur negociatat para dy vitesh, para një viti në qershorin që kaloi dhe absolutisht nuk do të vihej në diskutim tani. Aq më tepër që ishim bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe mund të përfitonim shumë nga suksesi i madh që shënoi ky vend në planin ndërkombëtar, për shkak të Marrëveshjes së Prespës”, tha presidenti.

Të fundit