Flash News

KRYESORE

Reja shpërthen në dhomat e zhveshjes, fjalë të pista dhe... zemër!

Reja shpërthen në dhomat e zhveshjes, fjalë të pista dhe...

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka folur me lojtarët pas ndeshjes së fituar me Moldavinë me rezultatin 0-4. Numri një i stolit e ka bërë të ditur se skuadra e tij meritonte të shkonte në Europian. Në fjalën e tij, të përkthyer nga Hamdi Salihi, duket entuziazmi i shtuar në dhomat e zhveshjes. FSHF publikoi fjalimin e tij në rrjetet sociale.

"Tifozët thërrasin emrin tim, por jeni ju ata që keni arritur të ktheni këtë grup në fitues. Kemi bërë lojëra të mira dhe të bukura, prandaj ju falenderoj dhe ju përgëzoj për punën e bërë. Merita është gjithmonë e lojtarëve. Kam 35 vite që e bëj këtë punë dhe nuk kam nevojë të marr meritat vetë, merita është vetëm e juaja.

"Nëse do fitonim në Turqi do të shkonim në Europian. C*zzo! Duhet të kishim 4 pikë më shumë. Me Turqinë e meritonim të fitonim, po ashtu dhe barazimin me Islandën. Kemi luajtur mirë me ekipet e mëdha. Lëreni Francën, po flas për Turqinë. I kemi treguar kush jemi. Kemi vlera të mëdha, pasi kemi zemër", - tha trajneri Reja.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/806079319809960/

 

Të fundit