Flash News

KRYESORE

Rëndohet trafiku në aksin Fushë Krujë-Thumanë, policia jep informacion për drejtuesit e mjeteve

Rëndohet trafiku në aksin Fushë Krujë-Thumanë, policia

Aksi rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ka pasur radhë të gjata me makina këtë pasdite. Shkak janë punimet për rikonstruksionin e urës mbi Lumin Zezë, në hyrje të qytetit të Fushë Krujës.

Lidhur me këtë  situatë policia sqaron:

“Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të rënda, veçanërisht kamionë që udhëtojnë në drejtimin Durrës – Vorë – Fushë Prezë – Fushë Krujë për të bërë ndryshimin e itinerarit të mësipërm dhe devijimin në rrugëkalimin Durrës – Vorë – Tiranë – mbikalimi i Kamzës – Kamëz – Fushë Krujë”

Më tej policia sqaron se do të monitorojë këtë devijim të qarkullimit, me qëllim evitimin e bllokimeve dhe të krijimit të kolonave të mjeteve.

“Shërbimi i Policisë Rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në segmentet e përmendura të tregojnë kujdes maksimal dhe të evitojnë sidomos parakalimet e gabuara”

Të fundit