Flash News

KRYESORE

Reuters pasqyron protestën dhe i referohet Bashës: Nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci

Reuters pasqyron protestën dhe i referohet Bashës: Nuk mund të

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar me detaje protestën e opozitës në Tiranë duke theksuar që në titull se 'policia përdori gazin lotsjellës dhe ujin për të shpërndarë protestuesit'. Reuters shkruan se mijra protestues u mbodhën në Tiranë për të pestën herë që nga shkurti për të kundërshtuar qeverinë me akuzën e vjedhjes së zgjedhjeve dhe duke kërkuar zgjedhje të reja.

Agjencia e lajmeve i referohet Lulzim Bashës, kryetarit të opozitës i cili tha se Shqipëria nuk destabilizohet nga protestat, por nga krimi dhe nga pakti që ka bërë qeveria me të.

Reuters thekson se opozita ka dorëzuar vendet e veta në parlament gjë që ka sjellë kritika e BE dhe ShBA. Si reagim ndaj kësaj kryetari i opozitës ka thënë: nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe pa drejtësi.

Të fundit