Flash News

KRYESORE

Rezarta Shkurta dedikim të ndjerë për Nexhmije Hoxhën: “Pata fatin të njoh një zonjë “Histori”

Rezarta Shkurta dedikim të ndjerë për Nexhmije Hoxhën:
Ditën e sotme u nda nga jeta Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hoxha. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Rezarta Shkurta, nusja e Ermal Hoxhës, nipit të Nexhmijes, i ka dedikuar të ndjerës fjalë të veçanta, në të cilat tregon për jetën e Nexhmijes. Fjalët i ka shkruar duke I shoqëruar me një video ku shfaqet Nexhmija me Herën, stërmbesën ose vajzën e Rezartës. "Pata fatin te njohe nje zonje “Histori” Nje gjyshe e stergjyshe te dashur. Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund! Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija. Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj. Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori. Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj. E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike. Te prehesh ne paqe Nena Mija", shkruan Rezarta.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on

Të fundit