Flash News

KRYESORE

Rikthehet hëna fantastike e tetorit, të enjten fenomeni i rrallë

Rikthehet hëna fantastike e tetorit, të enjten fenomeni i rrallë

Më 5 tetor do të ndodhë një fenomen i pazakontë, i cili quhet “hëna e të korrurave”. Kështu, në këtë datë bëni mirë të mos e humbisni pamjen fantastike që ofron hëna e plotë e tetorit, e quajtur ndryshe “hëna e plotë e gjuetarit”, ose “hëna udhëtare”, e cila do të duket 100% e plotë. Para një viti, ishim dëshmitarë të “super-hënës”, e cila u quajt e tillë pasi ndodhej shumë pranë tokës dhe dukej gjigante. Tashmë, hëna e tetorit duket shumë më shndritshme, me tonalitete të portokallisë, të verdhës apo të kuqes për shkak të afërsisë me horizontin. Prandaj, mos e lini t’ju ikë shansi për të shkrepur disa super fotografi të këtij fenomeni të rrallë dhe të mahnitshëm.

Të fundit