Flash News

KRYESORE

Rikthehet pas 15 vitesh debati i shumëpritur, Edi Rama pranon të përballet me Fatos Lubonjën në një studio televizive

Rikthehet pas 15 vitesh debati i shumëpritur, Edi Rama pranon të

Pas 15 vitesh, kryeministri Edi Rama ka pranuar të përballet sërish në një studio televizive me analistin Fatos Lubonja.

Përballja Rama-Lubonja do të zhvillohet brenda këtij muaji, më15 qershor, në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, ku analisti është i pranishëm çdo javë.

Drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi e ka bërë të ditur lajmin gjatë një debati me Lubonjën, ku në studio është e pranishme edhe Jozefina Topalli.

Fatos Lubonja ka qenë mbështetës i Edi Ramës kur ky i fundit hyri në bashkinë e Tiranës, por pak vite më pas ai iu vu kundër për shkak se dyshonte në vendimet e ish-kryebashkiakut, të cilat i konsideronte korruptive.

Topalli vazhdon sulmet ndaj Bashës: PD nuk është në zgjedhje; çdo gjë është e rreme

Të fundit