Flash News

KRYESORE

Robert Alia: Ne shitemi për pak lekë, kemi lejuar të jetojmë si mjeranë

Robert Alia: Ne shitemi për pak lekë, kemi lejuar të jetojmë

Artisti Robert Alia Dragoti mendon se populli shqiptar shitet për pak lekë dhe i lejon vetes që të jetojë si mjeran. Ai nuk e kupton se përse njerëzit nuk ngrihen për kauza të caktuara.

“Kam ngarkesë emocionale, e di si jetojnë njerëzit, jemi popull që shitemi për pak e lejuam veten të jetojmë si mjeranë, jetojmë dhe një javë pa bukë kur e dimë se na sjell 20 mijë lekë, nuk lëvizim. Unë kam lëvizur vetë fillikat në rrugët e Tiranës dhe live nga TV kam hedh mesazhe, ku jam përballur me sfida e kosto dhe kur shoh sot që secili ngrihet për hallin e vet nuk i kuptoj këta njerëz dhe që nuk janë solidarë”, tha ai në Abc News.

Më pas, u ndal te protestat e Astirit.

“Astiri është një problem shumë kompleks, janë ata që kanë okupuar terren publike që nuk është e drejtë, nga ana tjetër politika abuzoi për 30 vjet me ta. Është një marrëdhënie mes krimit e politkëbërjes të gjithë janë në llum. Kështu ka funksionuar politika duke të lejuar ty të shkelësh ligjin dhe i kanë dhënë ushqim krimit”.

Alia gjykon se kjo vjen për shkak të orientimit të gabuar kulturor.

“Shoqëria duke mos pasur një orientim kulturor me buxhet e afatgjata për ta ruajtur e orientuar publikun, për të pasur pasuri shpirtërore, për të mbajtur ca vlera. Ne na ikën këto vlera dhe kemi ardhur këtu dhe na vjen keq kur na thonë që jemi popull pa vlerë, ne duhet ta pranojmë.”

Të fundit