Flash News

KRYESORE

Rrëfehet Almeda Abazi: Çfarë pashë te Tolgahan që rashë në dashuri

Almeda dhe Tolgahan është një nga çiftet më të pëlqyer nga populli shqiptar dhe turk. Historia e tyre e dashurisë ka filluar vite më parë dhe është kurorëzuar edhe në martesë.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Almeda tregon se ra në dashuri me Tolgën kur pa karakterin e tij të fortë, ndërsa nga pamja e tij e kanë tërhequr sytë.

“Mund të jetë pak klishe, por rashë në dashuri kur pashë karakterin e fortë të Tolgës, ngjan shumë me karakterin tim”, u shpreh Almeda.

“Por edhe sytë më tërhoqën”, shtoi ajo për bashkëshortin ndërsa e pyetur se çfarë ka parë Tolga që është dashuruar me të, Almeda u shpreh se duhet pyetur vetë aktori.

 

Të fundit