Flash News

KRYESORE

Rriten të infektuarit me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, 125 raste të reja dhe 2 viktima

Rriten të infektuarit me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, 125

Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut po përballet me një rritje të të infektuarve me COVID-19. Janë shënuar 125 raste të reja vetëm 24 orët e fundit nga testimi i 1085 mostrave dhe janë shënuar dy viktima me koronavirus ghjatë këtyre orëve.

Bazuar në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga qytetet e Prilepit dhe Strumicës dhe tani numri të vdekurve nga sëmundja COVID-19 (që e shkakton koronavirusi) ka arritur në 151.

Me rastet e reja, numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 2,915, i të shëruarve në 1,640 ,ndërsa raste aktive mbeten 1,124 persona. Maqedonia e Veriut të premten ka regjistruar 180 të infektuar që ishte shifra më e lartë me të infektuar që nga paraqitja e rastit të parë me koronavirus, më 26 shkurt.

Të fundit