Flash News

KRYESORE

Sa fiton "Air Albania" në një vit? Duka parashikon një shifër të majme

Sa fiton "Air Albania" në një vit? Duka parashikon një

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është shprehur se stadiumi "Air Albania" mund të arkëtojë deri në 2,4 mln euro në vit. Duke folur për revistën “Monitor”, ai është shfaqur shumë optimist për investimin prej rreth 80 mln eurosh që është bërë në ish-stadiumin "Qemal Stafa".

Në qershor do të mësohet më mirë se cilat do të jenë fitimet reale nga ky investim gjigant, por paraprakisht mund të bëhen disa llogari. Me qira ndeshjesh dhe shitje biletash, fitimi llogaritet rreth 1,5 mln euro në vit. Qiratë vjetore të "sky box"-eve llogariten rreth 250 mijë euro në vit. Nuk duhet harruar shifra 650 mijë euro në vit nga sponsori i stadiumit ("Air Albania").

Ndeshjet ose koncertet në stadium mund të përbëjnë një burim të madh të ardhurash. Stadiumi merr 25% të shumës së arkëtuar në secilin rast, kështu që me këto shifra investimi do të rikthehet mbrapsht.

Të fundit