Flash News

KRYESORE

Seanca nis pa kryeministrin, Rama: Më pëlqen më shumë këtu se në Parlament

Seanca nis pa kryeministrin, Rama: Më pëlqen më shumë

Që në nisje të seancës parlamentare ra në sy mungesa e kryeministrit Edi Rama.

Jo se nuk ka ndodhur herë të tjera, por në ERTV, Rama doli ‘live’ si pjesë e forumit “Fund dhunës ndaj grave’.

Ndërsa kërkoi që të forcohen dispozitat ligjore për burrat që ushtrojnë dhunë ndaj grave dhe vajzave, Rama me shaka tha se ndihet më mirë në këtë forum se sa në Parlament ku duhet të shkonte pas fjalës.

“Pas një muaji do të vijmë me një propozim. Mund të jetë kontrovers, por më mirë të kemi propozime se të qëndrojmë vend numëro. Është më mirë të jesh këtu se në parlament, por kjo nuk mjafton.

Ka një shprehje të Ruzvelt: ‘Në fund të fundit, ligji është përmbledhje e frikërave tona’. Kështu që duhet të kemi një ligj që inkuadrojë frikërat e burrave që të kemi gra më të sigurta”, tha Rama.

Të fundit