Flash News

KRYESORE

Seanca për Rrajën, Xhisiela shfaqet përpara Gjykatës: Jam këtu për të kërkuar lirimin e Rexhepit

Seanca për Rrajën, Xhisiela shfaqet përpara Gjykatës: Jam

Xhisiela Maloku është shfaqur përpara Gjykatës së Tiranës pak pasi përfundoi seanca për Rexhep Rrajën, ish-i dashuri i saj të cilin e ka denoncuar muaj më parë për dhunë dhe përndjekje.

Tashmë që ka lëvizur nga qëndrimi i parë, Xhisiela deklaroi sot përpara mediave se në gjykatë kishte shkuar për të kërkuar lirimin e Rexhepit. Ajo theksoi se nuk ka qenë asnjëherë viktimë e Rexhepit dhe se denoncimet i ka bërë për shkak të xhelozisë.

“Unë erdha këtu për të kërkuar lirimin e Rexhepit, por për shkak të trafikut mbërrita me vonesë. Në seancën tjetër do të jem e pranishme. Nuk jam viktimë. Ato që kam thënë në media janë të vërteta. Jam shumë e bindur që nuk do të kemi probleme, problemet kanë ardhur për shkak të xhelozisë”, deklaroi Xhisiela përpara derës së Gjykatës.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Rexhep Rrajën.

Të fundit