Flash News

KRYESORE

Sekuestrohet laboratori dhe 350 kg kanabis, pesë të arrestuar

Sekuestrohet laboratori dhe 350 kg kanabis, pesë të arrestuar

Policia e Fierit ka sekuestruar një laborator të përpunimit të kanabisit si dhe ka sekuestruar 350 kg kanabis.

Në pranga kanë rënë 5 persona, Gazment Allkaj, pronari i banesës, dhe shtetasit L.J., 41 vjeçe, F.J., 30 vjeçe, O.J., 47 vjeçe dhe I.J., 31 vjeçe.

 “Arrestimi u bë pas informacioneve operative se në banesën e shtetasit Allkaj ishte në proces përpunimi një sasi lënde narkotike kanabis.

Në banesën në fshatin Çorush është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 349 kg lëndë narkotike, një pjesë në proces përpunimi”, njofton policia.

 

Të fundit