Flash News

KRYESORE

Sëmundjet tropikale, ekspertët lajmërojnë rrezikun që mund të prekë Europën

Sëmundjet tropikale, ekspertët lajmërojnë rrezikun që

Shkencëtarët paralajmërojnë se sëmundjet e shkaktuara nga insektet, si ethet hemorragjike, leishmanioza dhe encefaliti, janë në rritje dhe mund të përhapen në shumë pjesë të kontinentit të Evropës.

Sipas ekspertëve, një ndër shkaqet kryesore të rritjes së këtyre sëmundjeve janë ndryshimet klimatike dhe zgjerimi i udhëtimeve ndërkombëtare dhe tregtisë.

Një rrezik i tillë u bë publik në Kongresin e Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive, që po mbahet në Amsterdam.

Sidoqoftë, ndryshimi i klimës nuk është faktori i vetëm, apo kryesori në rritjen e sëmundjeve infektive në Europë, por është një nga faktorët e shumtë përkrah globalizimit, zhvillimit socio-ekonomik, urbanistik etj.

Ngrohja globale ka lejuar mushkonjat dhe insekte të tjera transportuese sëmundjesh të përhapen dhe adaptohen në sezone të ndryshme, si dhe të pushtojnë territore të reja nëpër Europë gjatë dekadës së shkuar, me epidemi ethesh hemorragjike në Francë dhe Kroaci, malarje në Greqi, ethet e Nilit në Europën Juglindore dhe “çikungunjan” në Itali dhe Francë.

Ekspertët paralajmërojnë se në të ardhmen moti i nxehtë dhe i lagësht mund të ofrojë kushte ideale për mushkonjën tigër, e cila përhap viruse që mund të zgjerohen në pjesë të mëdha të Evropës, përfshirë jugun dhe lindjen e Britanisë së Madhe dhe Evropës qendrore.

Të fundit