Flash News

KRYESORE

“Serbia mund të mbajë referendum për korrigjimin e kufijve”

“Serbia mund të mbajë referendum për korrigjimin e

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiç është shprehur se nëse ideja e zyrtarëve për korrigjimin e kufijve bëhet propozim zyrtar, atëherë do të kalojë në Kuvendin e Serbisë si dhe për të do të vendosin qytetarët përmes referendumit.

Këto deklarata, Daçiç i bëri pas takimit me ministrin e Jashtëm të Burundit, Ezechiel Nibigira. Gjithsesi, të marten, Daçiç ka deklaruar se vënia e kufirit me Kosovën është propozim zyrtar i Serbisë.

Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e quan këtë proces "korrigjim i kufijve".

Të fundit