Flash News

KRYESORE

Seriali "koronavirusi do ta ndryshojë botën'/ Numër 6: Ceremonitë fetare do të duken ndryshe

Seriali "koronavirusi do ta ndryshojë botën'/ Numër 6:

Për shumë njerëz, pandemia e koronavirusit sjell ndër mend 11 shtatorin ose krizën financiare të vitit 2008 — ngjarje që riformuluan shoqërinë, nga mënyra se si udhëtojmë dhe blejmë shtëpi, te niveli i sigurisë dhe mbikëqyrjes me të cilat tashmë jemi mësuar, dhe madje edhe te gjuha që përdorim.

Revista POLITICO anketoi më shumë se 30 njerëz të zgjuar, mendimtarë-makro,  dhe ata kanë lajme për ju: Mbahuni fort. Kjo krizë mund të jetë më e madhe nga sa mendonim.

Amy Sullivan është drejtore e strategjisë për' Vote Common Good'

Ne jemi një popull i Pashkëve, shumë të krishterëve u pëlqen të thonë, duke theksuar triumfin e shpresës dhe të jetës mbi frikën. Por, si munden njerëzit e Pashkës ta observojnë ditën e tyre të shenjtë, nëse nuk mund të festojnë së bashku mëngjesin e Pashkëve? Si e festojnë hebrenjtë çlirimin e tyre nga skllavëria kur Pashka e tyre duhet të zhvillohet në Zoom, me miqtë që pyesin vetmevete nëse kushëriri Joey i harroi Katër Pyetjet apo thjesht ngeci lidhja e internetit? A mund të festojnë familjet muslimane Ramazanin nëse nuk mund të vizitojnë xhamitë lokale për namaz ose të mblidhen me të dashurit për të mbyllur agjërimin?

Të gjitha fetë janë marrë me sfidën e mbajtjes së gjallë të besimit në kushte të pafavorshme të luftës, diasporës ose persekutimit - por kurrë nuk ka ndodhur me të gjitha besimet në të njëjtën kohë. Feja në kohën e karantinës do të sfidojë konceptet dhe domethënien e shërbesës dhe kongregimit. Por gjithashtu do të zgjerojë mundësitë për ata që nuk kanë kongregacione lokale që të provojnë predikimet nga larg. Praktikat vetërëfyese mund të fitojnë popullaritet. Dhe, ndoshta – vetëm ndoshta - luftërat kulturore që i kanë quajtur ata që predikojnë për të mirën e përbashkët me epitetin "Luftëtarët e Drejtësisë Sociale", mund të lehtësohen në mes të këmbanës së tanishme që bie për një njerëzimi të ndërlidhur.

https://politiko.al/seriali-koronavirusi-do-ta-ndryshoje-boten-numer-5-me-pak-individualizem/

https://politiko.al/seriali-koronavirusi-do-ta-ndryshoje-boten-numer-4-nje-rikthim-i-besimit-te-ekspertet-serioze/

https://politiko.al/seriali-koronavirusi-do-ta-ndryshoje-boten-numer-3-nje-renie-e-polarizimeve/

https://politiko.al/seriali-koronavirusi-do-ta-ndryshoje-boten-perjetesisht-numer-2-nje-lloj-i-ri-patriotizmi/

https://politiko.al/seriali-koronavirusi-do-ta-ndryshoje-boten-perjetesisht-numer-1-personalja-behet-e-rrezikshme/

 

 

Të fundit