Flash News

KRYESORE

SHBA dhe BE bashkohen për Idlibin. Mogherini: Sulmi do ketë rezultate shkatërruese. Trump: Tragjedi e mundshme njerëzore

SHBA dhe BE bashkohen për Idlibin. Mogherini: Sulmi do ketë rezultate

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë bashkuar së fundmi në një qëndrim sa i përket situatës në Idlib të Sirisë. Ky rajon është i fundit që ka mbetur jashtë kontrollit të presidentit Bashar Al Assad dhe ushtria siriane po planifikon një sulm kundër forcave opozitare.

Përfaqëesueja e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini deklaroi se një sulm i mundshëm mbi Idlibin do të prodhojë rezultate shkatërruese për popullatën.

"Sulmi i mundshëm mbi Idlibin mund të prodhojë rezultate shkatërruese mbi popullatën e cila ka tashmë ka vuajtur mjaftueshëm. Duhet të bëjmë maksimumin këto javë për ta ndaluar atë", është shprehur Mogherini.

Presidenti amerikan, Donald Trump reagoi në ‘Twitter’ për Idlibin dhe paralajmëroi për një tragjedi të mundshme njerëzore. Ai kërkoi nga Rusia dhe Irani që të mos bëhen pjesë e këtij gabimi të rëndë humanitar.

“Presidenti Bashar al-Assad i Sirisë nuk duhet të sulmojë në mënyrë të pakujdesshme territorin e Idlibit. Rusët dhe iranianët do të bënin një gabim të rëndë humanitar nëse do të merrnin pjesë në këtë tragjedi të mundshme njerëzore. Qindra mijëra njerëz mund të vriten. Mos lejoni që të ndodhë”, shkruan Trump.

Beteja e fundit për Sirinë mund të shkaktojë katastrofën më të madhe humanitare; Assad pranë fitores së luftës 7 vjeçare

Të fundit