Flash News

KRYESORE

SHBA ndihmon Shqipërinë: Dërgon pajisje për testimin e COVID-19

SHBA ndihmon Shqipërinë: Dërgon pajisje për testimin e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi të mërkurën se SHBA nëpermjet USAID po ndihmonte Shqipërinë me pajisje për testimin e koronavirusit. Sipas njoftimit të ambasadës, USAID po e ndihmon Shqipërinë me pajisje testimi për laboratorët, ndonëse nuk thuhet se sa është numëri i këtyre pajisjeve.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, po bashkërendon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ndihmën për autoritetet shqiptare të shëndetësisë në luftën kundër pandemisë COVID-19. USAID po ndihmon Shqipërinë për furnizimin e laboratorëve me pajisje testimi, për rritjen e mundësive të zbulimit të rasteve pozitive dhe të gjurmimit të kontakteve të rasteve, si dhe për masa të tjera.

Kjo ndihmë ofrohet në vijim të një partneriteti prej dekadash. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në total”, thuhet në njoftimin e ambsadës.

Më herët, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim kishte njoftuar se SHBA do të ndihmonte me një fond deri në 100 milionë dollar vende si Shqipëria për të luftuar koronavirusin.

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10157214660285838/?type=3&theater

 

Të fundit