Flash News

KRYESORE

Shehaj: Problemi i shqiptarëve s’janë ndërkombëtarët, por politikanët e korruptuar

Shehaj: Problemi i shqiptarëve s’janë

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit se korrupsioni në Shqipëri është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes.

Shehajt shprehet se problem i shqiptarëve sot nuk janë ndërkombëtarët por politikanët e korruptuar. Ndërsa pastrimi i të korruptuarve, sipas Shehajt është vetingu në politikë.

“Problemi i shqiptarëve nuk janë ndërkombëtaret por politikanët e korruptuar.

Vetingu në politikë është i domosdoshëm dhe jo vetëm nuk pengon reformën në drejtësi, por do ta çlirojë atë nga politikanët e korruptuar që sot e mbajnë peng.

Jam i bindur që ndërkombëtarët e mbështesin pastrimin njëherë e përgjithmonë të të korruptuarve dhe atyre të lidhur me krimin përmes vettingut të politikës, shprehet Shehaj në Facebook.

Të fundit