Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Shehi: Reforma hap i vogël, duhen zgjedhje të parakohshme përpara verës
Kreu i LZH-së, Dashamir Shehi, duke komentuar tryezën për reformën zgjedhore e quajti një hap të vogël, por të rëndësishëm.
I ftuar në emisionin ‘Tempora’ në RTV Ora, Shehi tha se kompromisi i arritur nuk duhet të anatemohet. Ai shtoi se është e nevojshme që zgjedhjet e parakohshme të mbahen para verës.
“Ky është një hap i parë, i vogël, por i rëndësishëm. Shqiptarët kanë humbur kohën. Unë kam menduar që procedurat do të ecnin më shpejt. Nëse kjo i mbetet vetëm tavolinave, kjo nuk lëviz. Kemi mbërritur në një kompromis, është e kotë ti vemë emra. Unë do të isha për këtë që askush mos e anatemojë këtë kompromisin për këtë punë që filloi. Linja ime është kjo: Ne do kapërdinim çdo kompromisi në shkëmbim të një palë zgjedhjeve që do bëheshin këtë pranverë. Zgjedhjet që bëhen në janar të vitit tjetër nuk janë të parakohshme. Atëherë shkojnë në mënyrë logjikë në 2021”, tha Shehi.