Flash News

KRYESORE

Shehu: Kryeministri tentoi të “fuste duart” edhe në zgjedhjet e Komunitetit Mysliman

Shehu: Kryeministri tentoi të “fuste duart” edhe në

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, nga takimi i drejtuesve të PD-së në qarkun Gjirokastër, ka komentuar zgjedhjet në Komunitetin Mysliman Shqiptar, ku fitues në bazë të rezultateve është shpallur Bujar Spahiu.

Shehu thekson se Rilindja dhe kryeministri Edi Rama tentuan të “fusin duart” edhe në zgjedhjet e KMSH-së, prandaj nuk mund t’iu besohen kurrsesi zgjedhjet politike apo të tjera në nivel vendi.

Postimi i plotë:

Kësaj Rilindje dhe Kryeministrit, që tentuan të “fusin duart” edhe në zgjedhjet e Komunitetit Musliman, nuk mund t’iu besohen kurrsesi ato politike apo të tjera në nivel vendi!

Sot në një takim me drejtues e aktivistë të PD të Qarkut të Gjirokastrës.

Një falënderim për mbështetjen pa rezerva të vendimit tonë për të dorëzuar mandatet në luftë për “votën e lirë dhe të ndershme”, për pjesëmarrjen aktive në këtë aksion të madh politik, në protestat e fundit dhe të ardhshme të rëndësishme.

Asnjë lëkundje nuk gjeta, ajo që ka ndodhur në këtë qark me kanabizimin e tij, terrorizimin e fshatarëve si pasojë, blerjen masive të votave me paratë e krimit, janë një mësim i madh për domosdoshmërinë e garancive për të ardhmen.

Dhe këtu garanci për votën e lirë, përballë një maxhorance që nuk heziton të tentojë deformimin e votimit edhe në institucionet më prestigjioze e larg politikës, janë largimi i Kryeministrit, një Qeveri tranzicioni, rregulla të qarta e të implementuara zgjedhjesh.

Pa zgjidhur këtë ngerç të madh politik, pa dyshim nuk mund të këtë procese të tjera të rëndësishme në vendin tonë.

Të fundit