Flash News

KRYESORE

Shëndeti juaj këtë verë në Spitalin Amerikan

Paketa Gjinekologjike

Shëndeti i gruas është një nga shtyllat e filozofisë të Spitalit Amerikan, gjithmonë në shërbim të jetës. Paketa dedikuar vajzave dhe grave është gjithpërfshirëse, duke nisur nga vizita e përgjithshme dhe deri tek ekzaminimet specifike.

Zgjidhni paketën “DEDIKUAR GRUAS” e cila me një vlerë 4700 lekë të reja përfshin:

- Vizitë Gjinekologjike

- Mamografi

-Vizitë e përgjithshme

-Paptest

-Gjak komplet

-Urinë Komplet

  Paketë kontrolli reumatologjik

Dhembje të artikulacioneve, muskujve, vështirësi në lëvizje janë disa nga simptomat që shqetësojnë përditshmërinë e personave që vuajnë nga sëmundjet reumatologjike. Për diagnostikimin e saktë të tyre, Spitali Amerikan ka ofruar një paketë specifike ekzaminimesh. Departamenti i Reumatologjisë disponon stafin dhe ekspertizën e nevojshme për trajtiminin e sëmundjeve reumatizmale duke nisur nga rastet e thjeshta deri tek ato më të komplikuarat, ku shpeshherë gjejnë kombinim në trajtim me Departamentin e Ortopedisë, Fizioterapisë, Neurologjisë, etj.

Paketa e fizioterapisë

Fizioterapia sot vërtet bën mrekulli duke ngritur në këmbë edhe persona të cilëve për shkak të një aksidenti apo një dëmtimi të rëndë fizik, mjekët nuk i kanë ofruar asnjë alternativë tjetër. Fizioterapia, shpesh është zgjidhja e rekomanduar nga mjekët specialistë për një sërë problemesh me karakter ortopedik, neurologjik, reumatologjik, kardiologjik, rehabilitim sportiv. Përveç stafit të kualifikuar, Kabineti i Fizioterapisë në Spitalin Amerikan 3 ofron aparaturat e teknologjisë së fundit si dhe hapësirat e nevojshme për një trajtim të personalizuar dhe efikas në mënyrë që çdo pacient të gjejë veten në çdo fazë të rehabilitimit.

Për më shumë informacion ose rezervim për paketat kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Per t'u informuar rreth projekteve te Klodian Allajbeu ju mund te regjistroheni ne newsletter-in personal duke vizituar  http://bit.ly/KA-newsletter-4

Të fundit