Flash News

KRYESORE

Shengeni Ballkanik/ Vuçiç nxjerr për darkë Ramën dhe Zaevin (fotot)

Pasi mbërritën në Beograd, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takuan me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, si edhe kryeministren Ana Brnabic.

Menjëherë ata udhëtuan drejt qytetit të Novi Sadit, aty ku ditën e nesërme do të zhvillohet mbledhja dhe do të firmoset marrëveshja mes tre shteteve për një Shengen Ballkanik.

Por presidenti serb dhe kryeministrja kanë ftuar Ramën dhe Zaevit në një darkë në Novi Sad ku janë relaksuar, e po ashtu ku edhe kanë folur e diskutuar për projektet e ardhshme.

Të fundit